UBT News

Princesha e Japonisë që hoqi dorë nga titulli do të martohet në fund të tetorit

Pas shumë vitesh polemika, princesha e Japonisë, Moko do të martohet me ish-shokun e klasës këtë muaj, dhe do të heqë dorë nga titulli i saj. Sipas mediave të huaja, 26 tetori është data e martesës së çiftit.

Çifti kishte planifikuar dasmën në vitin 2018, por u shtye për shkak të disa problemeve financiare në familjen e partnerit të princeshës.

Mediat e huaja raportojnë se çifti do të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas martesës, ku Komuro punon si avokat.

Ligji perandorak i Japonisë parasheh që një princeshë të largohet nga familja mbretërore pasi të martohet me një të zakonshëm, por atyre u jepet një shumë dasme e konsiderueshme prej 150 milionë funta, “për të ruajtur dinjitetin e atij personi që dikur ishte anëtar i familjes perandorake”./UBTNews

Exit mobile version