Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Arkivave të Moldavisë. Marrëveshja synon shkëmbimin e dokumenteve historike, dijes dhe përvojave mes dy institucioneve.
Drejtori i DPA-së, Ardit Bido, theksoi rëndësinë e këtij akti për zhvillimin e arkivave të rajonit dhe ruajtjen e historisë së përbashkët, veçanërisht të princave shqiptarë të Moldavisë dhe rolit të diasporës shqiptare.
Marrëveshja përfshin organizimin e ekspozitave të përbashkëta, pjesëmarrjen në konferenca shkencore dhe botimin e koleksioneve të përbashkëta dokumentesh. Në kuadrin e 75-vjetorit të themelimit të DPA-së, janë nënshkruar edhe dy marrëveshje të tjera bashkëpunimi me arkivat e Ukrainës dhe Bosnjës e Hercegovinës, për të ndriçuar rolin e diasporës shqiptare në këto vende./UBTNews/