Sot në Rusi u zhvillua dasma e parë mbretërore që nga revolucioni bolshevik i vitit 1917, që përmbysi monarkinë Romanov.
Në ceremoninë luksoze morën pjesë aristokratë nga e gjithë Evropa.
Sigurisht nuk kishte si të mungonte dhe çifti mbretëror i Shqipërisë, Princ Leka II dhe Princeshë Elia Zaharia.
Princesha Elia duket mjaft elegante me kostumin ngjyrë bojë-qielli, të kombinuar me një kapele elegante. Krahë saj Princ Leka i veshur me një kostum ashtu si një aristokrati i ka hije.
Por kush është çifti që realizoi dasmë mbretërore pas një pauze prej 104 vitesh?
Sot kurorëzuan dashurinë e tyre, Duka i Madh George Mikhailovich Romanov, 40 vjeç dhe e fejuara e tij italiane Rebeça Virginia Bettarini, 39 vjeç.
Ceremonia luksoze u zhvillua në katedralen e Shën Isakut në ish kryeqytetin perandorak Shën Petersburg në prani të dhjetëra mbretërve evropianë.
Qindra mysafirë të huaj udhëtuan në qytetin e dytë të Rusisë për ceremoninë e krishterë ortodokse, përfshirë Mbretëreshën Sofia të Spanjës, Princin Rudolph dhe Princeshën Tilsim të Lihtenshtajnit, dhe ish -mbretin dhe mbretëreshën e Bullgarisë./Ora News/