UBT News

Princ Harry motivon njerëzit të lënë punën

Princi Harry ka  këshilluar së fundmi njerëzit që ndihen ‘të mbërthyer në  një punë që nuk u sjell gëzim’ të largohen.

Princi, i cili jeton në një rezidencë 11 milionë dollarëshe në Kaliforni dhe ka një sërë marrëveshjesh miratimi me kompanitë që e paguajnë atë për të përfaqësuar markat e tyre, tha se njerëzit duhet të lënë punën për të vënë lumturinë në radhë të parë. Citimet e tij u publikuan në të njëjtën ditë kur u publikuan diskutimet e vëllait të tij Princ William në lidhje me shëndetin e tij mendor në një turne të “Apple”.

William tregoi se puna e tij si pilot i helikopterit të ambulancës ajrore, i shkaktoi atij një krizë të shëndetit mendor, kur ai ndihmoi për të shpëtuar një fëmijë të plagosur rëndë, por ai vazhdoi të punonte në këtë punë.

Exit mobile version