UBT News

Prezantuesi rus i kërkon Moskës të sulmojë Gjermaninë pas “vendimit për të dërguar tanke në Ukrainë”

Brenda natës, u raportua se SHBA-ja dhe Gjermania ishin të përgatitura për të dërguar tanke në Ukrainë, pas javë të tëra spekulimesh për këtë çështje.

Kancelari gjerman Olaf Schloz thuhet se do të marrë vendimin e tij këtë mëngjes. Pritet që ai do të dërgojë të paktën 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë, përcjell UBT News.

Duke dëgjuar këtë lajm brenda natës, media shtetërore ruse ka reaguar me tërbim, me prezantuesin Vladimir Solovyov që i kërkoi Kremlinit të bombardonte Gjermaninë si përgjigje.

Francis Scarr, i cili raporton në TV shtetëror rus për BBC, postoi një klip në mediat sociale.

Ai përmendi Solovyov të ketë thënë se gjermanët duhet “të dinë se cilët liderë të rinj nazistë kanë ngritur dhe sjellë në pushtet”.

Prezantuesi mes tjerash thotë “Ju nazistë të poshtër”./UBTNews/

Exit mobile version