UBT News

Prezantuesi i CNN shndërrohet në një viking për fotosesionin unik!

Nëse keni parë shfaqje televizive ku shfaqen vikingë, me siguri i përfytyroni me mjekra të çrregullta, të veshur me helmeta me brirë dhe të gatshëm për betejë!

Por fotografi danez, Jim Lyngvild dëshiron t’u japë atyre më shumë intensitet, përcjell UBT News.

“Ne nuk e dimë saktësisht se si dukeshin vikingët”, tha Lynvild. “Kështu që ju duhet të imagjinoni”.

Imagjinata e Lyngvild e ka çuar atë të fotografojë njerëz të veshur si vikingë historikë dhe mitologjikë jashtë në natyrë, me rroba që kanë ngjyra të ndezura ose flokë të gjatë të lëshuara.

Ai qep vetë kostumet, shpesh me pëlhura antike të blera gjatë udhëtimeve të tij në Indi. Ndërsa në rrjete sociale kërkon modelin e përsosur për të.

“Më duhet të kem diçka personale dhe autentike, dhe gjithmonë e gjej atë në internet”, tha ai.

Lyngvild thotë se ai është stërnipi i 29-të i Harald Bluetooth, një mbret viking i Danimarkës dhe Norvegjisë që solli krishterimin te danezët. (Pajisjet moderne Bluetooth janë emëruar pas Harald, i cili ishte i njohur për aftësinë e tij për të lidhur njerëzit).

Gjatë intervistës së Richard Quest me fotografin danez, ai gjithashtu u vesh si një viking për një fotosesion./UBTNews/

Richard Quest, ©Jim Lyngvild
©Jim Lyngvild
©Jim Lyngvild

Exit mobile version