Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka prezantuar sot para Këshillit Ndërministror për Ujëra (KNMU), Master Planin e Ujitjes së Tokave Bujqësore të Kosovës.
Mustafa njofton se me këtë Master Plan që është në vlerë prej 590 milionë euro, janë paraparë projekte madhore rehabilitimi, zgjerimi të rrjetit dhe krijimit të skemave të reja të ujitjes.
“Ky investim në ujitje i cili kap vlerën 590 milionë euro, do të jetë për bujqësinë tonë, për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe ushqimin cilësor për familjet tona.”, shkroi Mustafa në Facebook./UBTNews