Një kardinal skeptik i vaksinave, i cili kundërshtoi edhe rregullat për të mbajtur maskë, është me ventilator pasi u testua pozitivisht me COVID-19.
Raymond Burke u infektua me virusin javën e kaluar ndërsa viziton Wisconsin nga Roma, shkruan Metro.co.uk.
Ai u pranua në spital në fundjavë dhe mjekët thanë se janë të ‘inkurajuar nga përparimi i tij’.
Kleriku 73 vjeç, ka postuar shpesh teori kundër vaksinave dhe pretendonte se ato përdorën për të implantuar ‘mikroçipa’ tek njerëzit , pretendime të hedhura poshtë në mënyrë të përsëritur nga ekspertët.