UBT News

Presioni mbi Ruben Amorim rritet, Manchester United përgatit plan emergjent për trajnerin

Problemet e Manchester United vazhduan mbrëmjen e së mërkurës me humbjen e papritur ndaj Grimsby Town në Kupën e Ligës, e cila u vendos pas penalltive. Pas kësaj, pronarët e klubit, Grupi Ineos, kanë kërkuar nga departamenti i futbollit të përgatisë një listë të shkurtër me kandidatë për trajner në rast se do të duhet shkarkimi i Ruben Amorim.

Sipas mediave, trajneri portugez, i sjellë në “Old Trafford” nga Sporting Lisbona me një kontratë të majme, po përballet me presion të madh pas pozicionit të dobët të skuadrës në renditje, duke zënë vendin e 16-të në Premier League.

Në listën e kandidatëve për zëvendësimin e tij përfshihen Andoni Iraola, trajneri i Bournemouth, i njohur për performancën e tij të mirë në Ligën Premier dhe eksperiencën në Spanjë me Mirandes dhe Rayo Vallecano, si dhe Oliver Glasner, trajneri aktual i Crystal Palace.

Manchester United duket i gatshëm të ndërmarrë veprime drastike në rast se rezultatet nuk përmirësohen në ditët në vijim.

Exit mobile version