UBT News

Presidentja Vjosa Osmani priti komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojevën

Presidentja Vjosa Osmani u takua sot me komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojevën.

Presidentja Osmani theksoi se Agjencia për Informim dhe Privatësi, në krye të së cilës është zgjedhur pak kohë më parë znj. Sogojeva, është institucion i rëndësishëm shtetëror, i cili e mbron të drejtën e pakontestueshme të qytetarëve të vendit për privatësi.

Si e tillë, kjo agjenci do ta ketë përkrahjen e institucioneve të Kosovës, në mënyrë që të sigurohemi se ajo do ta kryejë punën në përputhje me ligjin dhe me mandatin që e ka, që qytetarët e vendit të përfitojnë nga puna e saj.

Në anën tjetër, komisionerja e sapozgjedhur për Informim dh e Privatësi, znj. Sogojeva, e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe e siguroi atë se do të bëjë gjithë ç ‘është në dorën e saj që ta fuqizojë rolin e agjencisë, në mënyrë që agjencia të sigurojë mbrojtje të plotë të privatësisë së qytetarëve të republikës.

Exit mobile version