Pas kryeministrit Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, ka takuar dje këngëtarin shqiptar që jeton në Zvicër, Gjon’s Tears apo Gjon Muharremajn, njofton UBT News.
Në një fotografi të postuar në Instagram, ajo u shpreh se tek ai pa një pasion, përkushtim dhe dashuri për atdheun, që sipas saj, është për t’u admiruar.
“Një bisedë frymëzuese me Gjon Muharremin, që tashmë e tërë bota e njeh si Gjon’s Tears – zëri i mrekullueshëm që qëndron pas këngës Tout l’Univers që bëri bujë në edicionin e sivjetëm të Eurosong.
Tek ai pash një pasion, përkushtim, e atdhedashuri të pastër e për t’u admiruar. Jam e sigurt që këto atribute do të të udhëheqin drejt majave të reja. Paç gjithnjë suksese, Gjon. Vazhdo të na bësh krenar!” shkroi Osmani./UBTNews