UBT News

Presidentja Osmani në Letoni: Serbia është shndërruar në një shtet satelit të Rusisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e cila synon të krijojë efekt destabilizues në rajon. Por, Osmani tha se Kosova do të punojë ngushtë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, që taktikat destabilizuese të mos kenë sukses.

Këto deklarata Osmani i bëri gjatë vizitës së saj në Letoni si një president i parë nga Kosovës në këtë shtet, tha se zëri i Letonisë ka qenë vendimtar në përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ndërkaq, presidenti i Letonisë theksoi se “dita kur Kosova do të bëhet vend kandidat në BE është afër, edhe pse kërkohet ende punë dhe angazhim”.

Presidentja Osmani tha se vizita në Riga shënon vazhdimësinë e një partneriteti të fortë ndërmjet të dy vendeve duke treguar se poshtu  kanë diskutuar edhe për “qëllimet imperialiste të rrezikshme të Rusisë”.

Duke folur për influencën ruse, presidentja e Kosovës ka thënë se “influence e Rusisë në Kosovë është zero”./Kosovapress

Exit mobile version