Presidentja e vendit ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas kërkesës zyrtare të pranuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si sponsorizuese e nismës ligjore.
Përmes një njoftimi nga Presidenca, bëhet e ditur se ky hap i jep mundësi Kuvendit të rishqyrtojë dispozitat që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës Speciale, si dhe garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese për të akuzuarit në Hagë. Në arsyetimin e saj, Presidentja theksoi sakrificën e UÇK-së dhe nërvijëzoi qëndrimin kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e të vërtetës historike, ndërsa konfirmoi vazhdimin e konsultimeve ndërinstitucionale e diplomatike për mbrojtjen e krerëve të dënuar.
Nga ana tjetër, PDK-ja sqaroi se kërkesa për rikthim në Kuvend synon një verifikim përfundimtar profesional për të shmangur çdo pengesë në zbatim, pa e kthyer procesin nga e para. Partia konfirmoi se mbetet mbështetëse e palëkundur e nismës ligjore, ndërsa ftoi ekspertët dhe Avokatin e Popullit të paraqesin propozime konkrete, paralelisht me përgatitjen e një strategjie të koordinuar shtetërore për procesin e apelit dhe sigurimin e fondeve të nevojshme. /E.A/
