Në ditën e vdekjes së Ismail Kadaresë, një nga shkrimtarët më të shquar dhe të përkryer të letërsisë shqiptare, reagimi dhe refleksioni për trashëgiminë e tij të pashuar ka qenë i ndjeshëm dhe i thellë në të gjithë botën shqiptare dhe më gjerë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë të saj, përmendi se Ismail Kadare ishte më shumë se një shkrimtar – ishte një gjeni i cili i kushtoi jetën dhe veprën e tij dashurisë për vendin dhe kulturën shqiptare.
Sipas Osmanit, Kadare nëpërmjet veprave të tij ka përhapur dhe promovuar vlerat dhe identitetin e popullit shqiptar në skenën ndërkombëtare, duke e lartuar gjuhën dhe letërsinë shqipe.
“Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë. Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet. Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore.”