Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në Paris, për një takim ku u diskutua rëndësia e mbështetjes për futbollin kosovar dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.
Gianni Infantino e cilësoi takimin me Presidenten Osmani si një privilegj dhe në një reagim në rrjetin social Instagram, ai tha se FIFA e mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Diskutimet në këtë takim u fokusuan në rolin e futbollit në bashkimin e komuniteteve dhe planet për të avancuar infrastrukturën sportive në Kosovë.
Infantino gjithashtu përmendi vizitën e tij në Kosovë në vitin 2022, duke theksuar angazhimin e FIFA-s për të ndihmuar në zhvillimin e talentit të rinj futbollistë në vend.
Ky takim vjen në një kohë kur Kosova po punon për të rritur nivelin e futbollit dhe për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të përmbushur potencialin e lojtarëve të talentuar në të gjitha nivelet e tyre./UBTNews/