UBT News

Presidentja e KE: BE duhet të bashkëpunojë me Kinën në fushën e teknologjive të pastra

Bashkimi Evropian duhet të punojë dhe tregtojë me Kinën në fushën e teknologjive të pastra, në vend që të ndahet nga ekonomia e dytë më e madhe në botë, tha sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

“Konkurrenca në lidhje me emetimet zero të karbonit duhet të bazohet në një fushë loje të barabartë”, tha Von der Leyen, duke shtuar se Kina po inkurajon kompanitë me energji intensive të zhvendosen në Kinë duke u premtuar atyre energji të lirë, kosto të ulët të punës dhe rregullore të buta.

Von der Leyen tha se Kina subvencionon shumë industrinë e saj dhe kufizon qasjen në tregun e saj për kompanitë e BE-së.

“Ne ende duhet të punojmë dhe të tregtojmë me Kinën, veçanërisht kur bëhet fjalë për këtë tranzicion, kështu që duhet të përqendrohemi në heqjen e rrezikut, jo shkëputjen”, tha ajo.

Exit mobile version