UBT News

Presidentja dhe kryeministri homazhe te varri i Aganit

Në 22-vjetorin e vrasjes të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fehmi Agani, homazhe tek varri i tij sot kanë bërë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Osmani nga aty tha se për të gjitha krimet gjenocidale që ka kryer Serbia vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Ajo tha se sot po kujtohet vrasja makabre e akademik Aganit, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të shtetit të Kosovës.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sot po nderojnë dhe po vendosin lule të freskëta tek varri i Fehmi Aganit për të kujtuar rolin dhe kontributin e tij që është i madh. Kurti tha se Agani si politikan Ishte paqësor për nga karakteri por përparimtar për nga synimi.

Akademiku, Fehmi Agani u vra më 6 maj 1999 nga forcat serbe.

Exit mobile version