UBT News

Presidenti ukrainas shkarkon zyrtarë të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të hënën shkarkoi Ruslan Demchenko nga posti i zëvendëssekretarit të parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Agjencia kombëtare e lajmeve ukrainase Ukrinform raportoi vendimin, duke cituar burime presidenciale.

Ruslan Mykhailovych Demchenko do të lirohet nga posti i Zëvendës Sekretarit të Parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës”, sipas agjencisë.

Zelensky shkarkoi Demchenkon, i cili u emërua në vitin 2020, me një dekret presidencial.

Javën e kaluar, presidenti shkarkoi kryeprokuroren dhe shefin e sigurimit të vendit, Iryna Venediktova dhe Ivan Bakanov. /UBTNews/

Exit mobile version