Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jetë pjesë e paradës ushtarake në Kinë, duke dëshmuar kështu lidhjet e ngushta të Beogradit zyrtar me regjimin komunist në Pekin.
Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, 26 liderë të huaj do të marrin pjesë në përkujtimet e Ditës së Fitores në Pekin, njoftoi të enjten ndihmës ministri i Jashtëm Hong Lei.
Kina do të organizojë një paradë masive ushtarake më 3 shtator për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores ndaj Japonisë dhe përfundimin zyrtar të Luftës së Dytë Botërore.
Në mesin e shumë liderëve që do të marrin pjesë janë edhe lideri rus Vladimir Putin, me të cilin regjimi në Beograd mban lidhje të ngushta, lideri veri-korean Kim Jong-Un dhe përfaqësues nga Vietnami, Laosi Mongolia, Nepali, Kazakistani, Uzbekistani, Irani, Kongo, Zimbabveja, Sllovakia, Kuba etj.