Presidenti polak Andrzej Duda thotë se homologu i tij amerikan Joe Biden ka të ngjarë të vizitojë Evropën qendrore në shkurt, ndërsa lufta në Ukrainë po hyn në vitin e parë.
“Presidenti ka shumë të ngjarë të vijë në pjesën tonë të Evropës në shkurt”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Riga, Estoni.
“Pjesa jonë e Evropës do të thotë Evropë Qendrore… kjo është një zonë që shtrihet nga Rumania në Estoni. Është shumë e vështirë për ne të përgjigjemi se ku do të vijë presidenti në detaje, nuk kemi një informacion të tillë”, shtoi ai./UBTNews/