Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë Olena Zelenska pozuan për një fotosesion të Vogue në fillim të këtij muaji. Çifti u shfaq në llogarinë në Instagram të revistës së modës të mërkurën, më shumë se 150 ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Gjithsej pesë postime me temën e Ukrainës u ngarkuan nga Vogue, në të cilat çifti mund të shihet duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe të ulur përtej tryezës, duke mbajtur duart.
Zonja e parë 44-vjeçare ukrainase u pa e veshur me një pallto blu dhe duke pozuar përpara Antonov An-225 Mriya, një avion që u shkatërrua menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022.
Fotot janë shkrepur nga fotografja e njohur Annie Leibovitz.
Në mbishkrimin e postimit thuhej: “Zelenska dhe bashkëshorti i saj, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy folën për jetën në kohë lufte, martesën e tyre dhe historinë e përbashkët, dhe ëndrrat për të ardhmen e Ukrainës”.
Olena Zelenska udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, qëndroi në Kapitolin e SHBA-së dhe bëri kërkesë për më shumë sisteme amerikane të mbrojtjes ajrore për të bllokuar raketat ruse.
Megjithatë, fotosesioni i fundit ka shkaktuar edhe zemërim tek një pjesë e gjerë në rrjete sociale. Përdoruesit e mediave sociale kanë akuzuar Volodymyr Zelensky dhe gruan e tij Olena për – sipas tyre – “romantizimin e luftës”./UBTNews/