UBT News

Presidenti i Shqipërisë uron fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar përfaqësuesen e Kosovës që shënoi fitore 1:0, mbrëmjen e së hënës në Goteborg të Suedisë.

“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, ka shkruar Begaj.

Golin vendimtar e shënoi Fisnik Asllani në minutën e ’32-të, duke i dhënë Kosovës avantazhin.

Pjesa e parë ofroi edhe një mundësi të shkëlqyer për Kosovën, kur Avdullahu goditi shtyllën por pa arritur të dyfishonte rezultatin.

Në pjesën e dytë, presioni nga skuadra suedeze ishte i madh, por “Dardanët” arritën të ruanin epërsinë duke arritur ta mbajnë portën të paprekur deri në fund të ndeshjes.

Pas 4 ndeshjeve në grup, Zvicra prin me 10 pikë, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën finale të Botërorit 2026./S.K/EO/

Exit mobile version