Nasser Al-Khelaifi, president i Paris Saint-Germain (PSG), ka shprehur mbështetje të fuqishme për trajnerin Luis Enrique pas kritikave të fundit që ai ka marrë për rezultatet e skuadrës pariziene. Pas fitores së djeshme të PSG-së në Ligën e Kampionëve ndaj Salzburgut, me gola nga Gonçalo Ramos, Nuno Mendes dhe Désire Doué, Al-Khelaifi theksoi se besimi i tij në trajnerin spanjoll mbetet i pakundërshtuar.
Në një deklaratë pas ndeshjes, presidenti i PSG-së shprehu entuziazmin e tij: “Luis Enrique do të qëndrojë me ne. Jemi duke ndërtuar një projekt afatgjatë me të, ai e di këtë. Është një trajner i shkëlqyer, madje… Kemi trajnerin më të mirë në botë.” Këto fjalë konfirmuan mbështetje të plotë për Enrique, i cili ka një kontratë me klubin parisien deri në vitin 2027.
Al-Khelaifi gjithashtu theksoi rëndësinë e fitores ndaj Salzburgut, duke theksuar se kjo ishte një ndeshje vendimtare për avancimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve: “Fitorja është thelbësore për të vazhduar në Ligën e Kampionëve. Luajtëm mirë, shënuam dhe kjo do të na japë shumë besim për të ardhmen. Kjo ndeshje jep shpresë për të gjithë: në futboll, nëse nuk shënon, është e vështirë, por unë gjithmonë kam pasur besim.”
Në përfundim, presidenti i PSG-së paralajmëroi se dy ndeshjet e ardhshme, kundër Manchester City dhe Stuttgart, do të jenë “dy finale,” duke e theksuar rëndësinë e tyre për vazhdimësinë e suksesit në kompeticionet ndërkombëtare./UBTNews/