UBT News

Presidenti i klubit spanjoll e konfirmon që Bale ka ofruar që t’i bashkohet atyre

Para pak çastesh u bë e ditur se Gareth Bale i është vetë-ofruar klubit spanjoll Getafe, gjë kjo që ka habitur shumë tifozë të yllit uellsian.

Tani, lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i Getafes, Angel Torres, i cili tregoi se klubi është në bisedime për të shikuar mundësinë e transferimit të Bale.

“Kam folur me agjentin e Gareth Bale vetëm 45 minuta më parë dhe ata na e kanë ofruar atë”, tha Torres.

“Ne do ta konsiderojmë atë dhe do ta studiojmë mundësinë me drejtorin sportiv dhe stafin stërvitor”, shtoi presidenti i Getafes.

Bale, i cili tashmë i ka thënë lamtumirë Real Madridit pas nëntë vitesh në Santiago Bernabéu, është lidhur me një lëvizje në MLS dhe gjithashtu në Cardiff City.

Exit mobile version