Para pak çastesh u bë e ditur se Gareth Bale i është vetë-ofruar klubit spanjoll Getafe, gjë kjo që ka habitur shumë tifozë të yllit uellsian.
Tani, lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i Getafes, Angel Torres, i cili tregoi se klubi është në bisedime për të shikuar mundësinë e transferimit të Bale.
“Kam folur me agjentin e Gareth Bale vetëm 45 minuta më parë dhe ata na e kanë ofruar atë”, tha Torres.
“Ne do ta konsiderojmë atë dhe do ta studiojmë mundësinë me drejtorin sportiv dhe stafin stërvitor”, shtoi presidenti i Getafes.
Bale, i cili tashmë i ka thënë lamtumirë Real Madridit pas nëntë vitesh në Santiago Bernabéu, është lidhur me një lëvizje në MLS dhe gjithashtu në Cardiff City.