Presidenti i Izraelit do të vizitojë Turqinë të mërkurën për të takuar homologun e tij Rexhep Tajip Erdogan. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti izraelit që nga viti 2007, përcjell UBT News.
Krahas temave të tjera, çështjet dypalëshe ka të ngjarë të dominojnë pas më shumë se një dekade të “çarjes diplomatike” midis shtetit hebre dhe Turqisë, e cila është një mbështetëse e zëshme e kauzës palestineze.
Marrëdhëniet mes dy vendeve u ngrinë pas vdekjes së 10 civilëve pas një sulmi izraelit në anijen turke Mavi Marmara, pjesë e një flote që përpiqej të shkelte një embargo duke transportuar ndihma në Rripin e Gazës më 2010.
Një marrëveshje pajtimi e vitit 2016 e cila mundësoi kthimin e ambasadorëve, u rrëzua në vitin 2018 ku pas disa përleshjeve, ishin vrarë dhjetëra palestinezë.
Turqia tërhoqi diplomatët e saj dhe urdhëroi të dërguarin e Izraelit të largohej nga vendi. Megjithatë, Erdogan dhe Herzog kanë folur disa herë që nga inaugurimi i këtij të fundit në korrik.
Pas krizës së vitit 2010, Izraeli krijoi një aleancë strategjike me Greqinë dhe Qipron, dy shtete me ashpërsi të gjatë ndaj Turqisë së Erdoganit, duke mbajtur në vitet e fundit takime të rregullta trepalëshe dhe duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake./UBTNews/