UBT News

Presidenti i Interit mohon interesimin në Vlahovic

Presidenti i Interit Giuseppe Marotta i ka mohuar spekulimet se kampioni italian është i interesuar në shërbimet e Dusan Vlahovic.

Vlahovic pas refuzimit për rinovim të kontratës pritet të largohet nga skuadra e Fiorentinas, ku kontrata aktuale e serbit skadon në qershor të vitit 2023.

21 vjeçari ka qenë i lidhur me spekulime të shumta, ku skuadrat si Inter, Juventus, Manchester City, Manchester United, Bayern Munich, Atletico Madrid, Tottenham dhe Arsenal kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e tij.

Në një konferencë për media, Marotta iu adresua spekulimeve që lidhin Vlahovic me Interin, ku përgjigja e tij nuk ishte e kënaqshme për tifozët e “Nerazzurëve”.

“Ai është një talent, e di që ekziston një konflikt i brendshëm me Fiorentinan, por shpresoj që ata të rregullojnë problemet e tyre”, tha Marotta.

“Sidoqoftë, ne kemi një përbërje me lojtarë të rinj dhe kemi lojtarë me eksperiencë në atë repart”, shtoi presidenti i kampionit të Serie A.

Exit mobile version