UBT News

Presidenti i FIFA-s: Askush s’e dëshiron Kosovën për kundërshtar

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vlerësuar lartë zhvillimin e futbollit në Kosovë, veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit.

Ai tha se Kosova është shndërruar në një kundërshtar serioz, që shumë ekipe hezitojnë ta kenë përballë.

“Nëse shohim se sa shumë është përparuar futbolli në Kosovë që nga anëtarësimi në UEFA dhe FIFA, është diçka e jashtëzakonshme. Sot askush nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, sepse kanë frikë se do të humbasin. Ekipi është i fortë dhe keni tifozë në çdo cep të botës. Puna që po bëhet është e mrekullueshme,” u shpreh Infantino gjatë një interviste për ‘FFK Podcast’.

Kreu i FIFA-s shtoi se ndihet i nderuar dhe i emocionuar për çmimin që mori nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se këtë vlerësim ia ka dedikuar Fadil Vokrrit, ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas tij, Fadil Vokrri përfaqëson qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit të Kosovës, duke lënë një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të futbollistëve. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version