UBT News

​Presidenti i FIBA Evropës arrin në Kosovë

Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, si dhe drejtuesit e FBK-së, Kryetari Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku janë pritur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, Sekretari i Përgjithshëm Bislim Bislimi dhe Fidan Shatri, Kryeshef i Agjencisë së Sportit të Kosovës.

Gjatë takimit është biseduar për bashkëpunimin e ngushtë që ka MKRS dhe Federata e Basketbollit e Kosovës, ku Ministria e Sportit gjithmonë ka qenë përkrahëse e zhvillimit të basketbollit në vendin tonë.

Me theks të veçantë është biseduar për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, që për herë të parë do të mbahen në vendin tonë. MKRS do të investojë në pjesën e infrastrukturës sportive që pritet të ndërtohet, e që është thelbësore për mbajtjen dhe zhvillimin e Lojërave Mesdhetare.

Garbajosa ka falënderuar ministrin Çeku për mbështetjen që jep për basketbollin e Kosovës, pasi është shumë e rëndësishme që FBK të ketë përkrahje institucionale për organizimin e garave vendore dhe ndërkombëtare.

Edhe drejtuesit e FBK-së kanë konfirmuar bashkëpunimin e thellë që kanë me MKRS, duke i falënderuar për përkrahjen e madhe që e jep për basketbollin e Kosovës.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Jorge Garbajosa viziton Kosovën. Hera e parë ishte në dhjetor të vitit të kaluar.

Garbajosa është zgjidhur President i FIBA Evropës në maj të vitit 2023, ku Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Ish-qendra spanjolle po qëndron në vendin tonë për takimin e Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës (FIBA Europe Youth Commission), që për herë të parë po mbahet në Kosovë, derisa Fetahu është nënkryetar i këtij Komisioni./KP

Exit mobile version