UBT News

Presidenti i Atletico Madridit pas shortit ndaj Manchester Cityt: Ëndërroj për triumf në Ligën e Kampionëve

Kampioni italian, Atletico Madrid është optimist se do ta eliminojnë Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve, ka thënë presidenti i klubit, Enrique Cerezo.

Atletico Madridi veçse është duke ëndërruar që të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve, ka thënë presidenti i klubit pasi që kuptoi se do të përballet me Manchester Cityn në çerekfinale të kësaj gare.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Chelseat dhe Real Madridit, dhe presidenti Cerezo ka thënë se skuadra e tij veçse ka filluar përgatitjet për gjysmëfinale dhe finale.

“Ne kemi qëllime të mëdha. Vijmë nga Manchesteri, dhe tani rikthehemi aty, dhe do të mundohemi të bëjmë një tjetër paraqitje të mirë. Por duhet të jemi të vetëdijshëm që shorti ësht ky, dhe City ka një trajner të mirë dhe një skuadër fantastike, por edhe ne i kemi të dy këto gjëra”, tha Cerezo.

“Ne kemi prekur njërën nga finalet, nuk kam dëshirë të përballem me skuadra spanjolle, por mbetet të shihet, ne kemi një skuadër që jemi me fat që shkojmë përsëri drejt një qyteti që veçse kemi qenë. Jemi të lumtur që kemi arritur një gjysmëfinale me Real Madridin, një finale në Paris do të ishte fantastike, por ne gjithsesi do të jemi në njërën, kemi arsye për të ëndërruar dhe ne do të ëndërrojmë”, shtoi presidenti i Atletico Madridit.

Ndeshja e parë e çerekfinales mes Atleticos dhe Cityt do të zhvillohet më datën 6 prill në stadiumin “Etihad”, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 prill në “Wanda Metropolitano”.

Exit mobile version