Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka dënuar Vladimir Putinin për pushtimin e Ukrainës gjatë një përkujtimoreje për të shënuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Getos së Varshavës në kryeqytetin polak.
“Me sulmin e tij të paligjshëm ndaj një vendi fqinj paqësor, demokratik … presidenti rus ka thyer ligjin ndërkombëtar… Kjo luftë sjell vuajtje, dhunë, shkatërrim dhe vdekje të pamatshme për popullin e Ukrainës”, tha Steinmeier./UBTNews/