UBT News

Presidenti francez dhe taxhikistanas të angazhuar për sigurinë rajonale pranë Afganistanit

PARIS, FRANCE - NOVEMBER 08: French President Emmanuel Macron (R) welcomes President of Tajikistan, Emomali Rahmon at the Elysee Palace on November 8, 2019 in Paris, France.(Photo by Antoine Gyori /Corbis via Getty Images)

Presidenti francez Emmanuel Macron pati një telefonatë me Emomali Rahmon, Presidentin e Taxhikistanit dje, në të cilën udhëheqësit diskutuan qasjen e tyre të përbashkët në lidhje me krizën afgane, duke trajtuar fluksin e refugjatëve dhe pasojat e ngritjes së talebanëve në pushtet.

Taxhikistani, i cili ndan një kufi me Afganistanin në verilindje të këtij të fundit, po i afrohet 30 vjetorit të pavarësisë së tij më 9 shtator.

Të dy presidentët ranë dakord gjithashtu të vazhdojnë shkëmbimet e tyre duke ecur përpara në mënyrë që të sigurojnë “stabilitet dhe siguri” rajonale./UBTNews

Exit mobile version