UBT News

Presidenti Çeferin ngushëllon presidentin Ademi për ndarjen nga jeta të Agim Bytyqit

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të FFK-së, Agim Ademi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të parë të FFK-së, Agim Bytyqi.

Në nderim të figurës dhe veprës së tashmë të ndjerit Bytyqi, mbrëmë është mbajtur një minutë heshtje para ndeshjes së Ligës së Kombeve, Kosovë – Slloveni.

“Në emër të UEFA-s dua t’ju përcjell ngushëllimet më të thella për humbjen e Agim Bytyqit, Presidentit të parë të FFK-së. Duam t’ia shprehim falënderimin dhe mirënjohjen për gjithë vitet që i ka shërbyer futbollit si President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm për ngritjen e futbollit në Kosovë. Ju lusim që t’ua përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij.”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./UBTNews

Exit mobile version