Pas sulmit me mjet eksploziv, respektivisht me tritol drejt shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FShF) Armand Duka, ka reaguar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Presidenti i FFK-së Ademi përmes llogarisë së tij në Facebook e dënoi këtë akt, duke e cilësuar si ngjarje të rëndë për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi.
Ademi i ofroi mbështetjen e tij dhe të komunitetit të futbollit kosovar presidentit Duka, duke kërkuar që sa më shpejtë të zbardhet ky rast.