UBT News

Presidenti Ademi për Dukën: Punë të mbarë dhe shëndet në mandatin e ri katërvjeçar

Sot është zhvilluar Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit (FShF), ku Armand Duka për herë të gjashtë është rizgjedhur si president i këtij institucioni.

Duka arriti që në garën për postin e presidentit të mposhtë dy kandidatët tjerë, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Në këto punime të kësaj Asambleje i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i cili më pas shfrytëzoi rastin që të tregojë përkrahjen e tij ndaj Dukës duke e uruar atë për mandatin e ri të fituar.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju përcjell urimet më të mira dhe më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si president i FSHF-së. Mbështetja që gëzoni në komunitetin sportiv në Shqipëri, kontributi dhe vizioni juaj në transformimin e futbollit shqiptar ndër vite si dhe prezantimi juaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, dëshmojnë punën tuaj të drejtë dhe kjo na bën të ndihemi krenar me të arriturat e përgjithshme të futbollit në Shqipëri dhe jo vetëm”, tha Ademi.

“Mbështetja që gëzoni në komunitetin sportiv në Shqipëri, kontributi dhe vizioni juaj në transformimin e futbollit shqiptar ndër vite si dhe prezantimi juaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, dëshmojnë punën tuaj të drejtë dhe kjo na bën të ndihemi krenar me të arriturat e përgjithshme të futbollit në Shqipëri dhe jo vetëm”, shtoi më tej presidenti i FFK-së.

Në Asamblenë Zgjedhore të FShF-së ishin të pranishëm 43 delegatë votues, ku 37 prej tyre votuan në favor të Armand Dukës, që ky i fundit të vazhdojë të jetë në krye të futbollit shqiptar.

Exit mobile version