Javier Tebas, president i La Liga-s, i intervistuar nga EFE, iu përgjigj edhe një herë Vinicius Juniorit.
“Unë mendoj që, nëse shikoni, do të shihni se deklaratat e tij nuk ishin plotësisht në përputhje me atë që tha. Një gjë është e qartë, Spanja nuk është një vend racist. Edhe unë jam dakord me këtë”, tha Tebas.
Tebas më pas shpjegoi praninë e tij në Azi dhe nënvizoi rëndësinë e rritjes së shikueshmërisë së La Liga-s në kanale të tilla si “China Media Group”.
“Dihet publikisht se në Kinë, të gjitha garat sportive jo kombëtare kanë pësuar rënie të çmimit. Ne duam të përpiqemi të rikuperojmë atë vlerë dhe, për ta bërë këtë, duhet të kemi shumë më tepër prani. Do të doja të theksoja praninë tonë prej 10 vitesh në vend si Kina, me një kulturë që është absolutisht e ndryshme nga kultura jonë në Perëndim. Në fushën e sportit, kinezët tregojnë gjithmonë interes për La Liga-n”./UBTNews/