UBT News

Presidenca kërkon konstituimin e menjëhershëm të institucioneve

Presidenca e Kosovës e ka cilësuar si “urgjencë shtetërore” krijimin e institucioneve pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar konstituimin e menjëhershëm të këtyre institucioneve.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”. Zvarritja e deritanishme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.”, thuhet nga presidenca.

Gjithashtu u  tha se ky institucion apelon tek të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën në forcimin e pozitës së saj si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Kuvendi ka njoftuar se nesër, e mërkurë në ora 11:00, do të vazhdojë seanca konstituive.

Exit mobile version