UBT News

Premiera “Bidermani dhe Zjarrvënësit” vjen në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 27 mars

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të shfaqet premiera e dramës “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, një nga veprat më të njohura të autorit Max Frisch. Premiera do të mbahet më 27 mars 2026, me fillim nga ora 20:00.

Shfaqja vjen nën regjinë e Agon Myftarit, i cili sjell një interpretim bashkëkohor të kësaj vepre klasike, duke trajtuar tema të rëndësishme sociale dhe njerëzore që mbeten aktuale edhe sot.

Në këtë projekt marrin pjesë aktorët: Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edlir Gashi, Ylber Bardhi, Lum Veseli, Donika Rushiti, Lis Maliqi dhe Erdonis Gashi.

Për realizimin artistik janë angazhuar Memli Kelmendi si kompozitor, Zoga Çeta Çitaku si dramaturge, Nicola Minssen si skenografe dhe Samka Ferri si kostumografe.

Ekipi plotësohet nga asistentja e regjisë Diellza Dedushi, inspicientja Nazmije Krasniqi, si dhe përgjegjësit për ndriçimin dhe tonin, Bujar Bekteshi dhe Arben Aliu.

Exit mobile version