Liverpuli dhe Evertoni kanë bërë një përpjekje të vonuar për të spostuar datën e derbit të Mersejsajdit, që do të zhvillohet në javën e ardhshme. Të dy klubet kërkuan që ndeshja, e cila është planifikuar për të mërkurën, 2 prill, të luhej një ditë më herët, përkatësisht të martën, 1 prill.
Kjo kërkesë kishte për qëllim të shmangte një ngarkesë më të madhe në kalendarin e ndeshjeve, duke pasur parasysh që Arsenali do të luajë përballë Fulhamit të martën mbrëma, përpara se të përballet me Evertonin të shtunën në mesditë. Të dyja skuadrat e Liverpulit menduan se do të ishte më e përshtatshme të luheshin një ditë më herët për t’i dhënë Arsenalit më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe përgatitur për ndeshjen ndaj Evertonit.
Megjithatë, kërkesa e tyre është refuzuar nga Premier Liga, e cila ka vendosur që derbi i Mersejsajdit do të zhvillohet në datën origjinale, 2 prill./UBTNews/