UBT News

Premier Liga angleze, ndeshja kryesore ajo mes Everton dhe Liverpool

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 14 të sezonit 2021/22.

Ndeshja kryesore e programit të sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Goodison Park”, ku skuadra e Evertonit pret në shtëpi rivalin e përbetuar Liverpoolin.

Po ashtu, kampioni aktual anglez Manchester City do të zhvillojë sot ndeshje si mysafirë, ku në stadiumin “Villa Park” e pret skuadra e Aston Villas.

Momentalisht pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Chelsea me 30 pikë, një më shumë se Manchester City në vendin e tretë, kurse Liverpooli me 28 pikë dhe West Ham me 23 sosh janë dy skuadrat të cilat mbyllin Top 4.

Në anën tjetër, Norwich me 10 pikë, Burnley me nëntë sosh dhe Newcastle me vetëm shtatë pikë gjenden në tri pozitat e fundit të tabelës.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

20:30 Southampton – Leicester City

20:30 Watford – Chelsea

20:30 West Ham United – Brighton

20:30 Wolverhampton – Burnley

21:15 Aston Villa – Manchester City

21:15 Everton – Liverpool

Exit mobile version