UBT News

Premier Liga angleze: Këto janë transferimet e kompletuara të skuadrave

Afati që skuadrat të bëjnë transferime të lojtarëve që synojnë t’i kenë në përbërje është mbyllur.

Këtë verë kemi pasur rastin të shohim disa marrëveshje interesante në Premier Ligën angleze.

Liverpooli, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City janë përforcuar këtë merkato në reparte të ndryshme, përcjell KosovaPress.

Kampioni i Premier Ligës Manchester City arriti të transferojë sulmuesin e krahut Jack Grealish nga Aston Villa për një shumë afro 100 milionë euro.

Po ashtu, kampioni evropian Chelsea bëri dy goditje tejet interesante, duke transferuar yllin e Interit Romelu Lukaku dhe mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez.

Manchester United ka bërë bujë të madhe me rikthimin e yllit portugez Cristiano Ronaldo, të cilin e transferuan nga Juventusi.

Në anën tjetër, Liverpooli ka shpenzuar më së paku nga këto skuadra në këtë merkato, duke transferuar vetëm mbrojtësin Ibrahima Konate nga skuadra e RB Leipzig.

Ndërkaq, skuadra që ka shpenzuar më së shumti këtë verë është ajo Arsenalit, duke shpenzuar gjithsej 150 milionë euro në Odegaard, Lokonga, White, Tomiyasu, Ramsdale dhe Tavares.

Më poshtë i gjeni të gjitha transferimet që u kompletuan gjatë kësaj vere nga Top 6 skuadrat e Premier Ligës angleze.

Arsenal (150 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Tavares (Benfica), Lokonga (Anderlecht), White (Brighton), Odegaard (Real Madrid), Ramsdale (Sheffield United), Tomiyasu (Bologna)

Chelsea (120 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Bettinelli (Fulham), Lukaku (Inter), Saul Niguez (Atletico Madrid)

Leicester City (60 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Daka (RB Salzburg), Soumare (Lille), Bertrand (Southampton), Vestergaard (Southampton), Lookman (RB Leipzig)

Liverpool (40 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Ibrahima Konate (RB Leipzig)

Manchester United (140 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Sancho (Borussia Dortmund), Heaton (Aston Villa), Varane (Real Madrid), Cristian Ronaldo (Juventus)

Manchester City (100 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Scott Carson (Derby), Jack Grealish (Aston Villa)

Exit mobile version