UBT News

Premier Liga angleze, Chelsea dhe Manchester City vazhdojnë garën drejt titullit

Premier Liga angleze vazhdon sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 20 të sezonit 2021/22.

Fillimisht, programin e sotëm do ta hap përballja mes kampionit evropian Chelsea-t dhe skuadrës së Brighton-it, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet nga ora 20:30.

Ndërkaq, ndeshja përmbyllëse e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “Brentford Community”, ku kampioni aktual i Premier Ligës, Manchester City, do të jetë mysafirë i skuadrës së Brentford-it.

Momentalisht, tabelën e kryeson Manchester City me 47 pikë, gjashtë sosh më shumë se Liverpooli dhe Chelsea, kurse Top 4 e mbyll skuadra e West Ham me 31 pikë.

Në anën tjetër, në fundin e tabelës gjenden Burnley dhe Newcastle me nga 11 pikë dhe Norwich City në pozitën e 20 me vetëm 10 pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë:

20:30 Chelsea – Brighton (Stadiumi Stamford Bridge)

21:15 Brentford – Manchester City (Stadiumi Brentford Community)

Exit mobile version