UBT News

Premier League, “ndizet” lufta për titull

Gara në Premier League është “ndezur” edhe më shumë. Liverpool arriti të mposhtë 2-0 Arsenalin në tranfertë dhe afrohet 1 pikë nga Manchester City kryesues.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën “Të kuqtë” shënuan dy herë duke blinduar 3 pikët e takimit.

Diogo Jota dhe Firminho ishin heronjtë e Liverpool përballë një Arsenali të lodhur dhe të dobët fizikisht.

Pas 29 javësh në Premier League, Manchester City kryeson tabelën me 70 pikë, 1  më shumë se Liverpool i vendit të dytë. Shumë shpejt, dy skuadrat do të kenë dhe përballjen direkte që mund të vendosë shumë për fatin e sezonit. 

Exit mobile version