Tifozët do të kthehen të kthehen në tribuna këtë edicion në Premier League, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze.
Kryeministri britanik Boris Johnson ditëve në vijim do të konfirmojë hapjen e stadiumeve prej datës 17 maj, të cilët janë të mbyllur prej muajit dhjetor të vitit të shkuar si pasojë e rrezikut nga koronavirusi.
Hapja e stadiumeve do t’ua mundësojë ekipeve nga Premier League që xhiron e fundit të këtij edicioni ta luajnë në praninë e tifozëve pasi do të lejohen deri në dhjetë mijë tifozë në tribuna apo 25 për qind e kapacitet të stadiumit.