Ky është momenti kur një polic grek ka marrë në krahë foshnjen e çiftit grek, pak pas krimit monstruoz. Fatmirësisht foshnja shpëtoi dhe nuk mori lëndime, por humbi nënën.
Aaralambos Anagnostopoulos, bashkëshorti i 20 vjeçares tregoi para mediave me lot
në sy dhe me zë që i dridhej, se si iu lutën grabitësve mos t’i lëndonin dhe i treguan se ku ishin parat por ata nuk i dëgjuan.
“Ajo që ndjej unë nuk përshkruhet me fjalë. Uroj mos t’i ndodhi askujt kjo që më ndodhi mua. Uroj mos t’i ndodhi askujt tjetër kjo që më ndodhi mua. Policia po bën një punë shumë të mirë, do t’i gjejnë ata. Kjo që përjetova unë dhe familja ime, s’duhet t’i ndodhi më askujt. Ne iu lutëm të mos na preknin, i treguam se ku ishin lekët”.
Veprimet të kriminelëve janë si të dala nga një skenë filmi “horror”.
Pasi ishin siguruar se kamerat dhe alarmi nuk funksionin më, ata kanë hyrë si fillim në oborrin e shtëpisë së çifuti, ku për të minimizuar zhurmat, mbytën dhe varën qenin i cili ndodhej aty.
Më pas ata kanë hyrë nga dritarja e katit të parë në shtëpisë e çifti, nga ku menjherë i janë drejtuar dhomës së gjumit, ku edhe kanë gjetur burrin e familjes 34-vjeçarin Charalambos Anagnostopoulos, të cilin pasi e kërcënuan e lidhën dhe mbërthyen në një karrige në mënyrë që të mos lëvizte.
Më pas grabitësit u ngjitën në katin e sipërm të shtëpisë, ku ndodhej nëna e re 20-vjeçare dhe foshnja e saj 11-muajshe.
Ajo çka ndodhi në atë dhomë është më shokuesja! Kriminelet, torturuan dhe me një jastëk i cili ndodhej pranë trupit të vajzës së re e mbytën.. i morën frymën pranë foshnjës që nuk ndalte të qarat.
Pasi morën 15 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë të madhe monetare, ata u larguan.
Ishte burri ai që orët e para të mëngjesit të djeshëm arriti të njoftonte policinë, pasi gjeti të shtrirë pa frymë trupin e gruas së jetës së tij, dhe pranë saj foshnjën e tyre të vogël.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.