UBT News

Prej 24 dhjetori deri më 4 janar në Shqipëri ndalohet lëvizja nga ora 20:30 deri në 06:00

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga data 24 dhjetor, lëvizja nuk do të lejohet duke nisur nga ora 20:30.

“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga ora 20:30 deri në 06:00, nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë ata që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore apo pune. Edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të kufizohet në këtë fashë orare”, shtoi Manastirliu.

Gjithashtu, ministrja njoftoi pezullimin e fluturimeve me Anglinë nga nesër deri më 6 janar, duke shtuar se “rikthehet karantina 14-ditore për qytetarët që vijnë nga ky vend”.

Exit mobile version