UBT News

Praga pret: Shqipëria gati për betejën me Çekinë!

Kombëtarja shqiptare ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. Dje, ekipi zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore në Tiranë, ndërsa grupi i plotë pritet të mblidhet sot.

Stërvitjet do të vazhdojnë edhe nesër në Tiranë, ndërsa paraditen e së enjtes, ekipi do të niset me avion çarter drejt Pragës për të përgatitur ndeshjen ndaj Çekisë.

Pas mbërritjes në Pragë dhe akomodimit në hotelin ku do të qëndrojnë, kuqezinjtë do të kryejnë seancën e fundit zyrtare në stadiumin “Epet Arena”, i cili ka qenë gjithashtu vendi i zhvillimit të ndeshjes me Ukrainën.

Takimi mes Shqipërisë dhe Çekisë do të nisë ditën e premte në orën 20:45. Pritet me interes të madh nga tifozët, ndërsa shitja e biletave për këtë transfertë ka nisur prej ditësh. Kombëtarja shqiptare shpreson të sjellë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të rëndësishme, në përpjekje për të avancuar në Ligën e Kombeve./UBTNews/

 

 

Exit mobile version