Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023.
Sipas vendimit, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim. Spasojeviq dhe Toliq nuk kanë qenë të pranishëm në shpalljen e aktgjykimit, ndërsa Maksimoviq ka qenë prezent.
Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast.
Ngjarja kishte ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur serbësh me armatim të rëndë fillimisht bllokoi një urë dhe më pas sulmoi zyrtarët policorë që kishin dalë në vendngjarje.
Gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa dy policë të tjerë u plagosën.
Sipas aktakuzës së Prokuroria Speciale e Kosovës, qëllimi i sulmuesve ishte ndarja e veriut të Kosovës.
