UBT News

Potter harron Chelsea-n, shumë afër punës së re si trajner

Graham Potter thuhet se është afër që të rikthehet në pozitën e trajnerit, me të shkarkuarin nga Chelsea që është favoriti kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës së Nice.

Potter ka qenë pa punë që prej se u shkarkua nga Chelsea në muajin prill, por tani thuhet se është në krye të listës së favoritëve të Nice për ta zëvendësuar Didider Digard.

Sipas “L’Equipe”, Potter është i interesuar në rolin në fjalë dhe e ka përkrahjen nga bordi i krerëve të Nice, ku veçse ka pasur bisedime mes dy palëve për rolin e trajnerit.

Po ashtu, në listën e skuadrës së Nice gjendet edhe Thiago Motta, por që ky i fundit thuhet se është i preferuari i Paris Saint-Germain për të qenë zëvendësuesi i Christophe Galtier.

Exit mobile version