UBT News

Potter debuton sot me Chelsean kundër RB Salzburgut, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes skuadrës së Chelseat dhe asaj të RB Salzburg, e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Me Chelsean sot do të debutojë trajneri i ri, Graham Potter, i cili do të synojë që ta udhëheqë klubin londinez drejt pikëve të para të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Chelsea u mposht me rezultat 1:0 nga Dinamo Zagrebi, kurse RB Salzburgu barazoi 1:1 me Milanin.

Takimi i fundit mes RB Salzburgut dhe Chelseat daton në muajin korrik të vitit 2019, ku asokohe klubi anglez regjistroi fitore me rezultat 5:3 si mysafirë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Kante dhe Mendy, kurse te Salzburgu nuk do të paraqiten Diambou, Koita, Okoh, Piatkowski, Solet, Tijani dhe Wober.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-3): Kepa; Fofana, Silva, Koulibaly; James, Jorginho, Kovacic, Cucurella; Mount, Havertz, Sterling

RB Salzburg (4-3-1-2): Kohn; Dedic, Pavlovic, Ulmer, Bernardo; Capaldo, Seiwald, Kjaergaard; Kameri; Sesko, Okafor

Exit mobile version